The PHOTOGRAPHY “polluted” by ART or ART “polluted” by PHOTOGRAPHY? – By Ilir Butka

KONKURSI NDERKOMBETAR I FOTOGRAFISE ARTISTIKE

INTERNATIONAL CONTEST OF ARTISTIC PHOTO
5 PRILLPRILL/APRIL 5 MAJ/MAY
Tirana ALBANIA

FOTOGRAFIA e “ndotur” me ART apo ART i “ndotur” me FOTOGRAFI?

Keshtu do ta percaktoja konceptin qe Marubi 2003 do te sugjeroje.
Perdor figurativisht termin “ndotur” per te ilustruar ate çka ka ofruar historia e evoluimit te fotografise e cila ju nenshtrua si pa e kuptuar tendeces qe cdo art i eshte nenshtruar.
Ne qofte se fotografia do te ishte vetem gershetim i sukseshem i dy shkencave, optikes dhe kimise, ne te cilin e para ofron instrumentet per formimin e imazhit nepermjet objektivit, e dyta na lejon regjistrimin e ketij imazhi mbi nje materjal sensibel ndaj veprimit te drites, atehere do te ishte e veshtire te gjeje ne te gjurme sado te vogla te ekspresionit artistik.
Fillimet e fotografise aspironin per nje pasqyrim sa me besnik dhe te njehesuar me realitetin duke kaluar nepermjet rruges se persosjes teknike, per te kaluar me pas ne aplikimin e alternativave formale dhe personalizimit deri ne ate shkalle sa qe te mos merren aspak ne konsiderate kerkesat e ngurta profesjonale, te cilat u identifikuan me tabu qe mbanin peng shpirtin krijues dhe individualitetin shprehes.
Per shembull metamorfoza e konceptit per “fokusin” si nje element mjaft i rendesishem i fotografise, ka pesuar nje evolucion te pa imagjinushem duke krijuar hapesira te reja alternative te interpretimit artistik. Ajo fotografi qe per mjeshtrit e medhenj quhej e pa pranueshme per shkak te “mungeses” se fokusit mund te jete sot e ekspozuar paradoksalisht ne galerite me te mira te artit si konfirmim i asaj qe, rruga e perftimit te emocionit jo domosdoshmerisht duhet te kaloje nepermjet ekzekutimit korrekt te parametrave teknik.
Nga ana tjeter gjithmone dhe me shpesh fotografia behet e pranishme ne realizimet e veprave te artit viziv, si element teper i vlefshem ne sherbim te krijimit te nje impakti sa me te madh emocional.
Pikerisht ky koncept qe ndot ne nje fare menyre optiken e nje fotografie tradicionale me art dhe arti i ndotur me elemente fotografike eshte objekti i kesaj ekspozite.

NITRAT AR-GJENDI apo NITRAT AR-TI
Pelikula nuk eshte veçse nje suport banal celuloidi i sperkatur nga grimca nitrati argjendi te cilat artisti me insistimin e nje alkimisti, deshperimisht tenton ti personalizoje me elementin e artit te tij.
Per sa i takon formes se ekspozimimit, principi do te ishte krijimi i nje atmosfere te erret ne te cilen shikuesi te ndihet ne nje Camera Obscura ku burimi i vetem i drites te perfaqesohet nga ndriçimi i vete fotografive te ekspozuara.
Personalisht preferenca eshte e prirur drejt nje seleksinimi te bazuar mbi realizimet fotografike ne bardh e zi per kete arsye do ti beja thirrje autoreve te seleksiononin me kete optike punimet e tyre.
Ilir Butka

The PHOTOGRAPHY “polluted” by ART or ART “polluted” by PHOTOGRAPHY? – By Ilir Butka

The optic of a traditional photography somehow polluted by art and the art polluted by photographic elements is exactly the concept of this exposition. “NITRATO d` AR-GENTO or NITRATO d’AR-TE”The film is just a banal support of celluloid, sprinkled by tiny pieces of silver nitrate that the artist, with obsession of an alchemist, tries desperately to personalize with the “element” of his art.With regard to the form of the exhibition, the principle would be the creation of a dark atmosphere in which the spectator would feel himself as inside a Camera
My preference is directed towards a selection based in black and white photography and for this reason I would appeal the authors to make the selection of their works in this optics.

http://www.albaniaartinstitute.org/marubi2003/index.htm

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s