2:39

Si neper kllapi, degjoj tingullin e ziles se cellularit te depertonte ne fillim e larget dhe me pas dhunshem te mbivendosej mbi gjitefare imazhesh endre, ne kllapine qe me kishte pushtuar.
Pas nje hezitimi disa sekondash, gjate te cilit paevitueshmerisht te shkon mendja ne gjithfare gjemash dhe fatkeqesish, duke panoramuar me nje shpejtesi maramendese nje mori fytyrash te familjareve te cilet nuk jetojne ne nje shtepi me mua, e me pas kusherinjte me lidhje te afert gjaku, miq e shoke, per te mberritur deri tek portrete gati te panjohur, te cilet nuk te kujtohet ne c’rethana i ke pare.
Mbasi ndjesia e nje fatkeqesie kishte zene vend perfundimisht tek une, kapa celularin dhe me ngulm perpiqem te shoh mes cfokusimit te syve, te cilet si duket ishin shume mbrapa ritmit te mendjes, e cila ishte e zgjuar tashme.
C’te shoh? Emri yt Genc nuk e di perse pati nje efekt relaksues me kaq veprim te shpejte? Aty kuptova me frenetizmin e funksionomit te nje mendje te eksituar se nje telefonate ne 2:39 te nates, jo domosdoshmerisht mund te bjere per te percjelle nje lajm te keq. Vetem nese telefonata eshte e asocuar me emrin tend dhe me asnje emer tjeter.
Ve veshin prane telefonit dhe jo e kunderta, qe shpjegon me se miri tonditjen qe me kishte pushtuar dhe cte degjoj? Ate qe askush nuk pret te degjoje nga nje telefonate e ores 2:39 te nates, feshferitjen e pantallonave te tua Genc. Qe nuk e di perse ashtu shpejt mu perfytyra edhe materiali nga tingulli i serte i xhinseve.
alo alo alo alo alo – them ne fillim me ze te ulet dhe te permbajtur per te perfunduar ne nje version qe i ngjante me shume klithmes.
fesh feshja e xhinste nga ana tjeter ishte monotone dhe ilustronte zhurmen e hecjes tende.
Ngrije ate dreq telefoni Genc!
Vetem disa ore me pare kishim folur ne telefon bashke per ti dhene njeri tjetrit udhezimet ne rast te mos funksionimit te rrjetit roaming, meqe po shkoje te kaloje pushimet ne nje nga ishujt, ku uliksi mund ta kishte humbur shpresen per kthim gjate udhetimit te tij turistik.
Nuk e di cpo beje Genc ne ate ore te nates dhe ku po shkoje, por une te justifikova duke te perfytyruar me nje valixhe te madhe dhe te rende.
Qenka duke u nisur Genci thashe me vete –  megjithate kur mbylla telefonin te shava ca neper dhembe ashtu sic do bente kushdo per tu justifikuar tek gruaja dhe per te konfirmuar qe eshte po aq i shqetesuar sa ajo nga keto telefonata ne mes te nates.
U shtriva me shpresen qe te me zinte gjumi i uruar, pasi ne mengjez kisha lene nje takim me disa njerez qe mund te na ndihmonin per festivalin e filmit, ndaj takimi kishte nje rendesi te vecante.
E pamundur te me zinte gjumi…. Nje nate me pare kisha rene ne gjume ne 5:56 te mengjezit pasi isha marre me aktivizimin e nje grupi te ri ne facebook per festivalin dhe koha paskerkesh fluturuar si pa e kuptuar. Zilen e telefonit e kisha vene ne 9: 40 duke llogaritur gati 4 ore te mjaftueshme per te mos me zene gjumi ne karrige gjate takimit. Por si duket llogarite nuk i kisha bere mire… U rrotullova e u rrotullova neper krevat duke provuar te gjitha pozicionet e mundeshme dhe ne fund u ngrita.
U sorollata neper shtepi, duke e filluar me nje vizite nga frigoriferi, pastaj nje veshtrim te shpejte kanaleve televizive informative, me pas dergova nja 4 a 5 mesazhe ashti i ulur ne banje sic isha, per ta mbyllur ne fund sorollatjen me nje dush, pas te cilit zgjimi mori vertet nje trajte te plote dhe finale.
Pas dushit disa minuta vrap i harbuar me gocat duke i ndjekur, trembur dhe gudulisur per te kuptuar qe ora kishte vajtur 11:37 dhe duke llogaritur kohen qe me duhej per te mbritur ne vend takim, gjykova qe isha vone, ndaj dal duke kaperzyer shkallet nga dy e nga tre, por kur mberrij poshte kuptoj qe kisha dale me shapka.
Kthem perseri lart me nxitim dhe aty kuptoj qe nderkohe isha bere uje ne djerse. Shfrytezova kthimin edhe per te ndruar bluzen.
Nejse qe ti bie shkurt jemi ulur per dreke nga ora 13: 52 dhe kemi qendruar si burrat ne ate tavoline per rreth 10 ore.
Kur beme pagesen, kuptuam qe kishim konsumuar 2 litra raki 4 persona. Kishim qendruar aq gjate sa na kishte mare uria che ishim gati te fillonim nga e para, ndaj porositem disa gjera te lehta.
Aty nga ora 22: 24 e kapa veten duke fjetur ulur ashtu sic isha ne tavoline perballe miqve qe flinin edhe ata si une por sejcili mundohej te rezistonte sipas menyres se tij per te mos ofenduar tjetrin.
E bera te gjithe kete shpjegim te gjate per te treguar arsyen e domosdoshmerise per te fjetur dhe pushuar qe kisha akumuluar ne keto dy dite.
Kisha rene ne shtrat me ne fund andej nga ora 23: 47, nje ore krejt e pazakonte per mua.
Andej nga ora 1:22 zgjohem me bindje qe dikush po me shikonte. Hap syte dhe shoh nje siluete femije qe qendronte ne kembe buze krevatit tone.
Horror.
Te gjithe ata qe kane parasysh filmin “The Ring” nuk mund te kene shembull me te mire per ta perfytyruar.
Ishte ime bije.
Pas pyetjesh te shumta, madje me te shumta sec duhet dhe gati te pakuptimta, morrem ne kembim nje heshtje ofenduese.
Pasi marrim veten nga tronditja e atij vizioni, arrijme te kuptojme bashke me gruan qe vajza kishte pare nje enderr te frikshme dhe donte te flinte me ne.
Kjo i dha derrmen gjumit. Pak nga vapa dhe pak nga sikleti i pijes isha ne ate gjendje qe edhe krevati dopjo me dukej teper i ngushte imagjino te flesh vet i trete…
Nderkohe qe po sillja nder mend gjithe keto ndodhi te ketyre dy diteve shoh oren.
2:53
Mezi permbajta nje impuls sadizmi per ti bere ashtu kot nje telefonate Gencit che per ta pyetur si po ja kalonte.
Advertisements