Aventurat e Uliksit

Te gjithe ata qe e kane pare filmin Groundhog Day, sigurisht mendojne se kemi te bejme me nje script te mrekullueshem plot fantazi dhe kaq. Per mua jo. Them jo me bindje pasi kam jetuar per dy dite te njejten exsperience, me ndryshimin qe gjeografikisht ngjarjet ndodhen ne nje vend shume afer Shqiperise. Ne fillim te udhetimit recitova neper dhembe nuk e di per c’arsye frazen qe Georges Arnaud shkruan ne hyrje te librit pagesa e frikes: “Ne kete liber mos kerkoni hollesi gjeografike sepse tek e fundit eshte thjesht nje genjeshter. Per shembull Guatemale nuk ka. Kete une e di mire sepse kam jetuar vete atje”

Kishim shkuar ne Rodos, ishulli grek i famshem, per te ndjekur nje festival filmi, me pak te famshem. Nga ballkoni i hotelit ku u sistemuam dukej nje ishull i madh nga ana tjeter e detit. Me kalimin e kohes mu forcua ideja qe duhej te ishte Troja. Nuk e di perse qe nga ai moment qe u orjentova gjeografikisht, filloi te me brente kurjoziteti per mungesen e orjentimit qe kishte pasur ne mendjen e tij Uliksi, i cili i gjendur ketyre aneve patjeter kishte humbur rrugen per rreth 15 vjet.

Sigurisht ne ate kohe nuk kishte agjensi udhetimesh dhe aq me pak fluturime ajrore, por megjithate mua fati me rezervoi nje aventure te ngjashme, sigurisht me te vogel ne permasa dhe me pak te shtrire ne kohe dhe sigurisht te cveshur nga pathosi dhe nga tragjizmat. Miqte mi nuk u shnderruan ne derra, Ciklopi nuk na mbylli ne shpellen e tij, dhe Circe bashke me sirenat nuk dominuan deshiren tone per tu kthyer ne shtepi, edhe pse nje paralele simbolike mund te jete me vend, pasi ishim te detyruar te qendronim disa dite ne kryeqytet me pretendimin apsurd qe nuk kishte avjone per fluturim. Me vone kuptuam nga bisedat me njerezit, qe kjo ishte nje skeme makabre abuzive e aplikuar me qellim mbushjen e hoteleve te qytetit me turiste “te kapur peng”. Fitimet e hoteleve pastaj ndaheshin me drejtusit e kompanise ajrore. “turistet” si pula te shushatura brithnin per disa dite lart e poshte neper qytet pa u nderuar veshjen sepse nuk e kishin parashikuar kete zgjatje te qendrimit te tyre, si psh rasti i argjentinases se mjere qe jo vetem si ne i kishin anulluar fluturimin por i kishin humbur dhe dy valixhet e saj. Pa u nderuar dy dit ne vape e ne zheg ju e mendoni vete qe dhe me qibari i pastertise fillon te bjere nje ere te leht por te mjaftueshme per te mbajtur larg miq edhe shoke. Kete fat do te kishim pasur edhe ne ndoshta, nese nuk do te ishim nisur diten e dyte. Dalengadale filloi te forcohei tek une bindja se Homeri, simbolikisht kishte perdorur kete figuracion kur fliste per transformimin ne derra te miqve te Uliksit, duke patur parasysh pamundesine e tyre per te respektuar rregullat higjenike si pasoje e degradimit te tyre moral pas nje zhgenjimi te thelle, qe eshte mese i kuptueshem ne te tilla raste.

Ndersa kur fliste per circe dhe sirena sigurisht duhet ta kete patur fjalen per vashat e servisit te kompanise qe perpiqen me miresjellje dhe madje me buzeqeshje, te justifikojne qofte edhe me nje tjeter dite qendrimin tuaj duke ju dhene fjalen qe do te bejne cmos qe ju te niseni diten tjeter. Ndersa Ciklopi sigurisht do te ishte kompania e cila mbante emrin e larte te majes se Olimpit, e cila per hir te te vertetes nuk i le gje mangut atij te pakten per nga karakteri agresiv dhe harbut. Hodha veshtrimin ne morine e pafund te tabelave derisa syte u fiksuan tek”Officce Service”. Hyra me shpejtesi dhe prita me durim te mbaronte nje pasagjer pune me kompjuterin. kur prita dy dite rrjesht me qindra vete, thashe me vehte, po pres edhe kete. Hapa laptopin dhe nisa te shkruaj: Prej dy ditesh une jam peng i kompanise Olympik. Ndihme!!! Dua te shkoj ne shtepi! Ju jo? Mos rrini indiferente, ndryshe neser eshte rradha juaj. Kompania greke ka perfshire ne udhetimin tuaj nje surprize, paketa turistike quhet “Aventurat e Uliksit”, vetem me nje ndryshim, ndersa uliksit ju deshen 15 vje ecejake, ju maksimumi ne vjeshte jeni ne shtepine tuaj.

Pasi i shkruajta, i zmadhova tekstin dhe e ndava gjithcka ne dimension A4. E hodha materialin ne nje usb dhe vajta ne nje kartoleri aty prane. I printova disa here duke bere te mundur te kem nder duar disa manifeste te vogla te cilat i shperndava nder udhetaret te cileve kompania olympik i kishte rezervuar te njejtin fat. te gjithe me kenaqesi vendosnin ne gjoks ose kurriz manifestet qe i dhane nje ngjyre organizimi protestes.

Sigursht kete gje nuk e bera, por sinqerisht po e mendoja ndersa Artesi erdhi me nje fryme dhe me tha: shpejt te bejme cek-in se per 50min niset avioni per ne Malpensa.

Advertisements