Dogma 95

 

899a9-12728769_10153910155199476_3425987617090702251_n
me Thomas Vinterberg, krijuesi i levizjes DOGMA


Dogma 95 eshte emertimi i nje levizjeje kinematografike mjaft te veçante e cila u krijua dhe u bazua mbi rregulla te qarta te shprehura ne nje manifest te publikuar ne vitin 1995 (nga i cili ka marre edhe emrin), nga regjisoret danez Thomas Vinterberg dhe Lars von Trier.
Manifesti (dekalogu) u firmos zyrtarisht ne Kopenhagen, te henen e 13 marsit, 1995 nga von Trier, Thomas Vinterberg, Kristian Levring e Soren Kragh-Jacobsen dhe kishte si objektiv te “pastronte” kinematografine nga “kanceri” i efekteve speciale dhe nga investimet e medha te cilat i mundesonin vetem studiove shume te pasura realizimin e filmave te rendesishem. Keto studio investonin vetem nje numer te vogel regjisoresh te njohur duke mos krijuar asnje hapesire per kineastet e rinj. Me justifikimin qe filmi i mire kushton dhe rrjedhimisht filmi i mire duhej te ishte vetem ai qe kishte me shume buxhet ne dispozicion, u demoralizua çdo inisiative per realizimin e filmave me buxhet te ulet duke i hequr te drejten çdo regjisori te ri per te provuar aftesite nepermjet filmave me financime modeste.
Pa efekte speciale, pa ndriçim artificial, pa skenografi, pa kolone zonore, pa stativ, kran dhe karele, me nje kamera qe duhej mbajtur vetem ne dore, ishin disa nga rregullat e manifestit qe ndihmonin ne uljen drastike te kostove te realizimit te filmave duke ndihmuar hyrjen ne loje te kineasteve te rinj me te drejta te barabarta si regjisoret me me eksperience qe kishin financime te garantuara per buxhetet e tyre.
Duke qene se Dogma 95 shume shpejt u perqafua nga kineastet me te talentuar dhe me progresiste ne te gjithe boten u kthye ne nje levizje qe terhoqi vemendjen e te gjithe medias dhe kritikes nderkombetare per filmat e realizuar nga regjisoret e rinj.
Gjate 10 viteve eksperience u realizuan rreth 40 filma te cilet kush me shume dhe kush me pak iu nenshtruan rregullave te Manifestit, por gjithsesi sollen nje fryme te re ne qendrimin artistik dhe konceptimin e buxheteve per projektet kinematografike.
Ne 20 mars 2005 ne Kopenhage, 10 vjet pas dates se krijimit, regjisoret qe e krijuan “Dogma 95” firmosen fundin e kesaj levizjeje, duke i lene kinematografise boterore nje shembull te mrekullueshem te rezistences se pasionit mbi interesat e industrise kinematografike.
Edhe pse e mbyllur tashme “Dogma 95” sherben akoma si reference per artistet dhe regjisoret me te mire te cilet shpesh sjellin ne veprat e tyre te reja referenca nga rregullat e kesaj levizjeje si nostalgji, perkatesi apo edhe si konfirmim i avantazheve qe keto rregulla sollen ne mundesine e konceptit te ri te narracionit filmik dhe impaktit emocional ne kinematografi.

e8183-11139362_10153196494199476_6612798513305803405_n

DOGMA 95 (Manifesti)
Une betohem t’i nenshtrohem rregullave te meposhtme te perpunuara dhe konfirmuara nga DOGMA 95
1. Vendi i xhirimit.Xhirimet duhet te realizohen ne vendin e xhirimit pa ndryshime skenografike (nese ka nevoje per ndryshime qe lidhen ngushtesisht me ngjarjen e filmit, atehere duhet zgjedhur nje vend qe i pershtatet ketyre kerkesave)
2. Zeri.Zeri nuk duhet te jete asnjehere i regjistruar veçmas imazhit dhe anasjelltas. (Muzika nuk duhet te perdoret, veçse nese eshte e pranishme gjate xhirimeve te filmit)
3. Kamera.Kamera duhet te mbahet ne dore. Çdo levizje ose moslevizje e saj duke e mbajtur ne dore eshte e lejuar. (Filmi nuk duhet te ndodhe perpara kameres, Kamera shkon aty ku po zhvillohet filmi)
4. Ngjyra dhe dritat. Filmi duhet te jete me ngjyra. Ndriçimi artificial nuk lejohet.(Nese ka shume pak drite, nderpriten xhirimet ose vendoset nje drite e vetme ne kameren e xhirimit.
5. Perpunimet optike dhe filtrat.Objektivat speciale dhe filtrat nuk lejohen te perdoren.
6. Vrasjet, armetNuk lejohen aksionet siperfaqesore ne film. (Vrasjet, armet, etj nuk lejohen)
7. Perkatesia ne kohe dhe hapesire. Ndryshimet kohore dhe gjeografike gjate xhirimit te filmit nuk lejohen. (Kjo per te thene qe filmi ka nje vendndodhje dhe po zhvillohet tani)
8. Zhanri.Zhanret e filmit nuk lejohen
9. Formati. Xhirimet e filmit mund te realizohen me çdo kamera, por versioni final do te transferohet ne Akademy 35mm, ne formatin 4:3, jo widescreen (ekran i gjere)(Ne fillim kerkohej xhirimi direkt ne 35mm, por ky rregull u ndryshua per t’i lene vend realizimeve me kamera digjitale qe e ulte ndjeshem koston)
10. Regjisori. Regjisori nuk mund te vendose emrin ne filmin e tij (filmat dogma emertohen Dogma 1, Dogma 2, e keshtu me rradhe)
Ne emer te DOGMA 95Lars von Trier, Thomas Vinterberg

44aa8-11127802_10153196493614476_5351157061688152259_n

Nga rregullat e mesiperme kuptohet lehtesisht qellimi i kesaj levizjeje per te sfiduar te gjithe ato zera qe ndikonin ne rritjen artificiale te buxhetit te filmave. Studiot kinematografike kishin bere investime te medha ne mjete xhirimi te cilat duhet te merreshin me qera perkundrejt shifrave shume te larta duke bere qe buxheti i filmit ne pergjithesi te arrinte ne shifra te paperballueshme. Kosto reale e filmit nuk shkonte per krijuesit aktoret dhe stafin, por per te pasuruar industrine kinematografike e cila perfitonte nga realizimi dhe shitja e filmit. Nga ana tjeter industria e filmit percaktonte faktoret artistike pasi mbeshteste regjisoret e preferuar. Revolucioni teknologjik duhej te sherbente per uljen e kostove duke i dhene çdo kineasti mundesine e realizimit te filmit te tij. Kjo levizje tentoi te vendose ne pah rolin e pasionit perballe teknikes dhe buxhetit,duke tronditur sistemin e krijuar prej vitesh.


Filmat e realizuar gjate 10 viteve qe funksionoi dogma 95
• Dogme #1: The Celebration• Dogme #2: The Idiots• Dogme #3: Mifune’s Last Song• Dogme #4: The King Is Alive• Dogme #5: Lovers• Dogme #6: Julien Donkey-Boy• Dogme #7: Interview• Dogme #8: Fuckland• Dogme #9: Babylon• Dogme #10: Chetzemoka’s Curse• Dogme #11: Diapason• Dogme #12: Italian for Beginners• Dogme #13: Amerikana• Dogme #14: Joy Ride• Dogme #15: Camera• Dogme #16: Bad Actors• Dogme #17: Reunion• Dogme #18: Et Rigtigt Menneske• Dogme #19: Cabin Fever• Dogme #20: Strass• Dogme #21: Kira’s Reason: A Love Story• Dogme #22: Era Outra Vez• Dogme #23: Resin• Dogme #24: Security, Colorado• Dogme #25: Converging with Angels• Dogme #26: The Sparkle Room• Dogme #27: Come Now• Dogme #28: Elsker Dig For Evigt• Dogme #29: The Bread Basket• Dogme #30: Dias de Voda• Dogme #31: El Desenlace• Dogme #32: Se til venstre, der er en Svensker• Dogme #33: Residencia• Dogme #34: Forbrydelser• Dogme #35: Così x Caso• Dogme #36: Amateur Dramatics• Dogme #37: Gypo (film)• Dogme #38: Mere Players• Dogme #39: El Ultimo Lector. Dogme #40: Lazy Sunday Afternoons
Per me shume: http://www.dogme95.dk
Advertisements