NA VRATE O MASKARENJ, NA VRATE!

Gjysemoreshi i pare shoqerohej me djerse te ftohta dhe nje gjendje te theksuar pezmi, por qe nga eksperienca e atyre diteve, dihej qe pas dushit organizmi do te binte ne ate gjendjen e embel te paragjumit, qe me pas do te vijonte ne nje kllapi te thelle, te denje per nje ngrenie te atyre dimensioneve, duke patur parasysh jo vetem shumllojshmerine por dhe sasine e ushqimit te konsumuar. Ate fund gushti ndodheshim ne Kemer te Turqise duke kaluar 11 dite pushimesh te atyre lloj paketash turistike “all inclused” me pese yje, ku per te ngrene e per te pire nuk duhet paguar dhe pikerisht per kete arsye mund te kthehet ne nje drame per kategorine e atyre qe u mungon vetekontrolli. Si te mos mjaftonte fakti qe ushqimi eshte pa pagese, kishim edhe problemin qe sherbimi i mences fillonte ne 7 30 dhe mbaronte andej nga ora 2 e nates. Kesaj i shtohej edhe nje shumllojshmeri e mallkuar nga e cila zor se mund te shpetoje pa demtime te renda ne sistemin tretes. Nga dita ne dite kjo po me kthehej ne bindje, ndersa shpresa e vetme ishte qe te ishin deme te sherueshme me kalimin e kohes. Hajde se dhe 7 dite kane mbetur, mbaroi mendoja gati me ze, ndersa e ndjeja veten te mposhtur nga nepsi i papermbajtur. E vetmja shprese ne te tilla raste, kur humbet kontrollin mbi tundimet e tua, mbetet te hedhesh nje shikim perreth, per te verifikuar vehten ne raport me te tjeret. Si reagojne te tjeret ndaj asaj qe po ben? Mos po e tepron? Mos ke rene shume ne sy ndersa shkon e vjen lart e poshte me pjata nder duar? I preokupuar merr nje vendim te prere: Jo une nuk mund te pranoj fatalisht kete pozicion. Une do kaloj ne anen e veshguesve jo te te vezhguarve. Triumfalisht theret ne ndihme aftesite aktoriale qe per hir te te vertetes ne te tilla raste jane me shume se deludente. Reshket veshtrimin tend prej aktori te deshtuar mbi te gjithe hapesiren e pamase te njerezve, qe mbushin pjatat me elegance, madje me kujdes prej sqimataresh, ndersa i zbrazin mbas pak pa meshire dhe pa takt ne bark, porsi kazanet e medhenj ne makinen e zhurmshme te plehrave. Mbllaciten, qeshin, nganjehere duken te menduar, ndonjehere.

Nuk kam per ta harruar: Tete (8) veze syze! Tete veze syze hengri “rusi” ate mengjes! Te me ndjejne ruset por nga gjuha besoj se ishte rus ose te pakten me origine ruse, ose te pakten prej vendeve te ish kampit socialist, (CCCP)… Nejse “rusi” nje burre rreth te dyzetave, dukshem mbi peshe, 130 kg besoj, linte te kuptohej per nga veshja, ulluku i fundit te kurrizit, gjithmone i evidentuar mbi pantallonat gjithmone te varura per shkak te mungese se theksuar te asaj pjese te trupit qe e quajme rendom bel. Ne trupin e personazhit tone veshtire te gjeje gjurme te kesaj
pjese te trupit e cila si duket kishte munguar qe ne inventarin e tij te pare kur kishte lindur. Menyra e ecjes se shpenguar, me kembet dhe krahet hapur, menyra e qendrimit sikur te ishte ne sediljen e makines, sa here ulej ne karige bente pa vetedije nje perpjekje te deshperuar per te gjetur dorezen e deres per ta mbyllur, levizjet e kembeve ne sinkron me konsumimin e ushqimit sikur te ishin mbi pedale makine, te gjitha keto dekonspironin profesionin e rusit ne syte e vezhguesve, kategorise se ciles me krenari e ndjeja se po i perkisja. Ishte i shoqeruar vazhdimisht nga nje djale i vogel 10-12 vjecar qe si dukej, ishte i biri. Rusi sipas te gjitha gjasave ishte i ndare nga gruaja pasi gjate gjithe kohes e pashe te shoqeruar vetem me te birin dhe asnjehere me te shoqen apo ndonje grua tjeter te peshes se tij ose te ndonje peshe tjeter. Toni autoritar, prej babai te vertete ndihej me shume me afrimin e vakteve. Behej nervoz me indiferenzen e te birit ndaj sasise dhe larmise se ushqimit. Koshient per investimin qe kishte bere, me te drejte donte te merrte maksimumin brenda paketes: “paguaj dhe ha sa te duash”, ce do qe te birin nuk e kishte me vehte ne kete qendrim te tij dhe kjo dukshem e nervozonte shume, e bente te ndihej i tradhetuar! Ai kishte fshire me buke edhe lyren e vezes se tete (8), ndersa djali akoma nuk kishte mbaruar te paren … e patolerueshme! Qimja e mbante qe ti hynte e ta bente te vdekur por cti bente turpit! Ndihej i vezhguar…

… Perdite gjate pushimit te drekes, nga muri ngjitur i viles ku ishim sistemuar degjohej renkimi i rende i nje burri qe here pas here dic perseriste ne turqisht, dicka qe ne fund mbaronte me “maskarenj” ose dicka te tille … Nga perkthimi i Edlires e cila kishte mbaruar shkollen ne Turqi, zoteria nga ana tjeter e murit paskesh perseritur per te disaten here: – Na vrate, na vrate mor maskarenj. Nuk e di pse mu kujtuan sulltanet te cilet vdisnin te rinj pa i kuptuar kurre shkaqet e vdekjeve te tyre “misterjoze” Nderkohe qe sulltanet lengonin ne shtratin e vdekjes, doktoret sharlatane te oborrit ngrinin supet dhe pyesnin te habitur njeri tjetrin: cudi sapo hengri? Dhe hengri me oreks, si ka mundesi? Ishte shume mire!?- Kafshe Injorante, perbindesha vrases, nuk e kuptonin qe sulltanet e shkrete vdisnin nga te ngrenet. Pellcisnin. Ne kohrat kur njerzit vdesin nga uria sigursht e fundit gje qe mund te besosonin ishte se si mund te vdiset edhe nga te ngrenet, nderkohe qe te ngrenet ishte simbioze e shendetit.

Mu kujtua edhe ajo barcaleta ku nje i varfer hyn ne nje dyqan buke dhe pas nje vezhgimi te tejzgjatur mbi raftet e mbushura plot e perplot me lloje nga me te ndryshme bukesh, e pyet me ndroje pronarin:
Te tuat jane keto buket?
Po – i pergjigjet pronari i cuditur
Te gjitha te tuat?- insiston i varferi gati me mosbesim
Po, te gjitha – konfirmon pronari me nje fije preokupimi.
Pason nje heshtje e thelle, e gjate, reflektive, e te varferit qe papritur pa e fshehur revolten pyet:
Po pse nuk i ha vete more zoteri?
Dhe kjo besoj se e tregon me se miri pamundesine e shpjegimit te nje cikli, qe fillon nga prodhimi, shitja dhe pastaj blerja, nderkohe qe hesapi mund te ishte mbyllur qe ne fillim te heres.

Gjate kohes se qendrimit ne kamp te jepej mundesia te shijoje impaktin e pare gjate prezantimit te te porsaardhurve me vendin rreth te cilit ishin kultivuar sa e sa perfytyrime. Ne fillim pa e fshehur kurjozitetin njihen me dhomen, banjen dhe pasi sistemojne neper dollape e sirtare gjithe ckane nxjerre nga valixhet e shumta dhe te fryra, nxitojne te dalin me nje ndjenje vetkenaqesie per zgjedhjen qe kane bere dhe njekohesisht me sigurine se do tja kalonin patjeter mjaft mire ketu. Te perqafuar me njeri tjetrin ne disa raste dhe te kapur dore per dore shkonin te zbulonin me pare mencen e me pas pishinen per te konfirmuar cilesite e perzgjedhjes se tyre, me shpresen e konfirmimit te nje ngjashmerie reale midis fotografive qe kishin pare ne axhensine e udhetimit, perfytyrimit qe kishin krijuar dhe realitetit qe do gjenin … vashdon

Ilir Butka

https://www.youtube.com/watch?v=Y2Bs1ZZ-7b8

Advertisements