Pyetja

Perse gjithmone e me shume na ka humbur deshira per komunikim dhe pergjigje ne rrjetet sociale dhe ne media?
Per arsye te nivelit te ulet te diskutimit dhe per mungesen e etikes ne komunikim.
Per mungesen e pergjegjesise qe bie ne sy, kur shumekush i jep te drejten vetes te gjykoje gjithcka dhe cdo kend.
Mbi te gjitha per arsye te pyetjeve te dobeta.

Thuhet qe pyetje te keqia nuk ka, ka pergjigje te te mira ose te keqia.
Ai qe e ka thene sigurisht nuk e ka ditur sa poshte mund te shkoje niveli i formimit te atij qe pyet, vetem nese ka parashikuar edhe mundesine qe pergjigjia te jete nje ironi therese.

Ku eshte ndryshimi midis nje pyetje te dobet dhe nje pyetje te mire.

Nje pyetje e dobet se pari nuk gjeneron asgje te mire dhe aq me shume nje pergjigje te mire.

Nje pyetje e dobet ndertohet mbi injorancen, paragjykimin, mbi mungesen e informacionit dhe per rrjedhoje mbi dizinformacionin e pavetedijshem ose te qellimshem, por njesoj te demshem per audiencen, median ose portalin qe e percon (nese ka nje te tille), sikunder dhe per individin qe e aplikon. Mungesa e formimit, profesionalizmit, dembelizmi, siperfaqesia, jane tiparet karakteristike te nje pyetje te keqe.

Perkundrejt kesaj nje pyetje e mire gjeneron pozitivitet dhe krijon premisa per informimin e publikut.

Nje pyetje e mire godet ne shenje, ndertohet mbi bazen e njohjes se thelle te problemit, jep mundesi per nje njohje te metejshme, ka te gjitha karakteristikat e nje pune profesionale dhe eshte e ndertuar mire ne aspektin etik. Nje pyetje nuk mund te ndertohet mbi paragjykimin e atij te cilit i drejtohet pyetja. Themi shpesh, gjithkush prezumohet i pafajshem, perderisa gjykata nuk ka marre nje vendim per te. Nga kjo nuk perjashtohet askush e aq me teper ai te cilin ne (publiku) jemi duke e intervistuar nepermjet intervistuesit. Pra intervistuesi nuk perfaqeson veten por publikun, audiencen.

Askush nuk mund te paragjykoje personin te cilit i kerkohet nje pergjigje ndryshe ai qe pyet nuk e meriton ate pergjigje.

Ne princip ai qe pyet eshte njeri i zgjuar sepse kerkon te mesoje. Ai qe ben pyetje duke e ditur pergjigjen refuzon te degjoje dhe te mesoje.

Pyetesi (gazetari) profesionist e konsideron veten nje receptor ne dispozicion te informimit publik ai nuk mund te jete pale, ai nuk duhet te perfaqesoje veten por median e tij/saj dhe publikun

Prandaj kur nje pyetje eshte e mire i pyeturi falenderon per pyetjen.

Ka pyetje qe kane per qellim te marrin nje pergjigje, apo nje informacion te munguar dhe ka pyetje qe kerkojne te provokojne dhe denigrojne personin e pyetur. Beni te paren nese nuk doni te fitoni mungesen e respekti te te pyeturit dhe te publikut.

Advertisements