Sufler

Trokita pa marre asnje pergjigje. E shtyva deren dhe hyra I ndrojtur ne ate qe ai e quante, dhoma e tij. Ishte nje hapesire jashte zakaonsht e vogel dhe si te mos mjaftonte kjo e mbingarkuar me kostume dhe rekujzite te pafund. Kishte vertet hijen e nje dhome aktori te vertete.
Ai qendronte i lodhur aty perpara paqyres me pamjen e atij qe i ankohet me shume vehtes se cdo gjeje tjeter per gjendjen e tij te shuar.
Megjithate kjo atmosfere nuk e pengonte te realizonte mekanikisht grimin mbi ate portret qe vete koha dukej sikur i kishte paraprire ketij procesi pikerisht per ta lodhur me pak ne kete ndermarje te cilen ai nuk e fshihte qe e bente i pushtuar thellesisht nga rutina e merziteshme e profesjonistit.
Vendosi me kujdes paruken e bukur mbi koken tullace dhe pasi kreu veprimet e rastit qe i ngjanin per nga menyra e egzekutimit as me pak e as me shume ceremonialit te koronimit mbreteror, hodhi nje shikim dinjitoz ne drejtim te figures qe pasqyra vazhdonte te reflektonte perballe tij.
Shikonte ne kete reflektim gjithmone ate qe kishte deshiruar te shikonte, realizimin e tij.
E kishte adhuruar kete reflektim per plot 35 vjet pa mundur te kalonte  asnje here ne anen tjeter te pasqyres, te te njejtes pasqyre qe sigurisht u kishte sherbyer me pare mjeshtrave te vertete te skenes qe kishin interpretuar shekspirin ne kete teater.
As ai vete nuk e dinte pse e kishte kete dyshim qe jo ralle merte formen e bindjes dhe ai ndoshta nisej nga vjetersia e  kesaj pasqyre kur mendonte keshtu.
35 vjet me pare diten e tij te fillimit te punes ne kete teater ai nuk kujtonte vecse kete pasqyre.
Ai kishte pare dhe pasqyra te tjera ne dhomat e aktoreve por vjetersia dhe demtimet e saj kishin ngjallur tek ai nostalgjine e karjerave te aktoreve qe ishin reflektuar pikerisht ne kete pasqyre  dhe ta haje dreqi thelle thelle per arsye qe as ai nuk kish aritur asnjehere ti kuptonte kishte marre anen e te deshtuarve nder ta.
Duhet te kishin qene shume aktore te suksesshem ne historine e ketij teatri ose te pakten qe jane ndjere si te tille.
Ai shpesh shikonte me vemendje fotografite e vendosura ne hollet e ketij teatri te vjeter dhe cuditerisht simpatia e tij drejtohej ndaj atij qe deshtimin mund ta kishte evident, me theres.
Kishte qelluar qe ishte trembur nga fakti se dikush mund te deprtonte ne mendimet e tij dhe kjo do ta demtonte jo per faktin se do te ndihej i deshtuar para te tjerve sese tashme ai me kete ishte ambjentuar por per faktin se e donte per vehte, vetem per vehte kete konsiderate.
Ai ndihej mire keshtu, ndihej me me dinjitet se te gjithe ata qe perpiqeshin te dilnin me perpjekje te deshperuara ne siperfaqe, ate siperfaqe qe ai prej kohesh e kishte refuzuar.
Jo ralle e kishte kapur vehten duke soditur te mbyturit gati me nje ndjenje sadizmi te thelle por shumme te vetekontrolluar dhe te qete.
Ne fund te fundit ky ishte ngushellimi, justifikimi.
Motivi i vetem per te vazhduar dhe ishte i sigurte se ishte dhe i fundit.
Kishte patur raste ta ndjente vehten mire ne kete ane dhe te mbrojtur nga ajo qe shumica kishin makthin e jetes se tyre .
Ishte ambjentuar aq mire sa qe kjo ja perkedhelte sedren ate seder qe dikur aq shume dhimbje i kishte shkaktuar.
Dera ra tre here dhe kjo ishte shenje e qarte qe per tre minuta shfaqja do te fillonte.
Hodhi nje shikim te fundit ironik nga pasqyra duke pozuar ne profil dhe doli jashte.
Ne koridorin e ngushte qe te conte tek skena kishte shume levizje dhe zhurme. (ne daljen e tij ne korridor rritmi vizual dhe sonor ritet shume.
Ka shume ngjyra, ka veshje shume te bukura, portrete te qeshur, te tensionuar, te merzitur, entuziaste dhe te lodhur. Flasin me njeri tjetrin, qeshin, bertasin, regjisori bertet, ndricuesi ankohet se i eshte djegur nje llampe, aktori qe reciton permendesh tekstin, puntoret ftojne njeri tjetrin te pine nje cigare jashte )
Dy aktoret kryesore diskutonin energjikisht me njeri tjetrin duke penguar kalimin per rekujzitjeret dhe puntoret e skenes qe tashme pas nje dite raskapitese sigurisht po nxitonin te shkonin ne oborrin e teatrit te shijonin nje cigare ne pritje te mbarimit te teatrit.
Ndersa me i riu i aktoreve i kthyer nga muri perseriste tekstin me vehte te krijonte pershtypjen se po aplikonte ritualin fetar te cifuteve para murit te shenjte.
– ti je veshur me mire se une
i tha njeri nga aktoret qe po kalonte me shpejtesi ne drejtimin e kundert i cili sigurisht duhej te kish harruar ndonje element te veshjes se tij te mbingarkuar nje dore e shtrengoi, u kthye dhe perqafoi pa fjale por me dashuri ofeline qe ishte bere mehit ne fytyre si gjithmone perpara shfaqjeve. tashme perqafimi me te ishte kthyer ne nje ritual te cilin ajo e kishte te domosdoshem dhe ai e kishte pranuar ne heshtje rolin e tij kurativ mbi te.
Nderkohe duke ecur i ishte afruar degezimit te koridorit qe te zbriste poshte skenes.
I zbriti shkallet ngadale, shtyu porten qe ishte duke rene dhe u zhduk ne terr.
Ky eshte terri i deshtimit mendoi. ketu jam une mbreti.
Me sy mbyllur gjeti abazhurin e vogel qe leshonte nje drite me te zbehte se te qiririt. zuri vend me sjelljen qe nje mbret zakonisht di te perdore ne ceremoni zyrtare dhe hapi librin ne faqen e pare. dridhej nga emocioni.
Ishte koshjent per rolin e pa diskutushem qe kishte per shfaqjen institucioni qe ai ne keto momente perfaqesonte nje fraze e gjymtuar e shekspirit dhe kjo tragjedi seshte me tragjedi.
Tashti hynte ne loje me i rendesishmi aktor i shfaqjes, ai qe perfaqesonte koshjencen i dukej sikur ishte autori i vepres bile me shume autori i gjithesise.
Ai, zoti, qendron lart ne qiell dhe na udheheq gjate jetes tone, ndersa ne teater ku qielli eshte i pikturuar ne fondalin e skenes dhe ku projektoret zevendesojne djellin zoti ishte ai, ai qe nuk ishte atje lart por aty poshte ne erresiren e thelle te bodrumit , sufleri.
Ne bodrum ndihej nje ere e rende myku qe I provokonte hapjen e flegrave te hundes deri ne nje lloj deshire te papermbajtur per tu teshtitur. Kjo gje e tmeronte. E largoi menje here kete mendim dhe hapi faqen e dyte.
Gjithshka procedonte mire. Skena e pare nuk ishte shume e ngarkuar dhe nga eksperjenca e dinte qe shqetsimet fillonin ne aktet kur tek aktoret shfaqeshin shenjat e para te lodhjes.
Ky fenomen mund te ishte I tolerushem tek aktori por me pasoja teper te renda per fatin e cfaqjes ne qofte se do te pasqyroheshin sadopak tek ai.
Do te kishte identikisht te njejtin efekt qe ka per njerezit hapja e gojes nga gjumi
Imagjinoni sikur te shikoni dike qe hap gojen per gjume . automatikisht do ta hapni gojen dhe ju , eshte e pakontrollueshme – mendonte.
Pamvarsisht se ishte veshur trashe e ndjente se si lageshtira po I depertonte deri ne palce dhe I kaluan te dridhura. Bile edhe ne ditet me te nxehta te korrikut e gushtit aty temperatura ishte konstante si ne nje ambjent me kondicioner. Cfletoi faqen tjeter dhe psheretiu.
Duartrokitjet e permenden nga nje perhumbje e embel si ato qe I ndodhin shpesh njerezve ne fund te nje dite te lodheshme.
Nga hapesira e dritarzes se tij mund te shikonte tashme vetem kembet e aktoreve pasi ishin afruar shume ne avanskene per tu pershendetur me publikun. Sot vertet ishim mire mendoi dhe ashtu mekanikisht u perkul ne mes njesoj si aktoret lart mbi skene.
U perkul disa here deri sa duartrokitjet erdhen duke u ralluar.
Ishim vertet mire me perjashtim te aktit te dyte ku ritmi ra pak – mendoi.
Ngjiti shkallet dhe doli ne koridorin qe te con tek dhoma e tij.
Ofelia I kaloi fare prane pa e vene re pasi ishte duke biseduar me aktorin e ri qe me ne fund dukej I cliruar nga emocione deri ne ate pike sa nuk dukej te ishte pikerisht ai djali I ndrojtur qe perseriste papushim tekstin perballe murit te ndotur te koridorit.
U ndrua ne koridor edhe me puntoret e skenes dhe rekujzitjeret qe nzitonin te merrnin ne dorrezim objektet me vlere ne fund te shfaqjes. Kishin pire aq shume duhan sa qe  e ndjeu eren kur u kaloi prane.
Si pa e kuptuar kishte arritur ne fund te korridorit te gjate ku ndodhej dhoma e tij e vogel. Nxorri celesin, hapi deren dhe u fut Brenda. Kur dera u mbyll plotesisht vura re se ne te me germa letre  me ngjyre gri qe ndryshonte shume pak nga grija e ndotur e deres, ishte shkruar : Sufler

 

Advertisements